
Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha e ka mohuar takimin Kurti-Mustafa në Prapashticë.
Ai ka thnënë sot se nuk ka pasur takim ndërmjet zyrtarëve të Lidhjes Demokratike dhe atyre të Vetëvendosjes .
Berisha ka thënë se të gjithë këto lajme për një takim në “ranch” të Isa Mustafës janë të pavërteta.
“Sa lehte i besojme lajmet “ekskluzive” ne kete vendin tone, anipse shume nga keto jane vec hamendesime, madje nganjehere edhe trillime. I tille eshte edhe ai per takimin ne te ashtuquajturin ” Ranch”, ne mes te VV-se dhe LDK-se”, ka shkruar Berisha në Facebook, përcjell lajmi.
Për takimin në shtëpinë e kreut të LDK-së është raportuar të premten mbrëma. Askush nga VV dhe LDK nuk e ka mohuar takimin por nuk kanë dashur të japin detaje se ku janë takuar dhe pse s’janë marrë vesh për bashkëqeverisje.