
Manchester United, raportohet se ka shtuar sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muqiri në listën e tyre të transferimit.
Si rezultat i përjashtimit të Marcus Rashford për të ardhmen e parashikueshme, Ole Gunnar Solskjaer është nën presion për të sjellë një sulmues të ri në ditët në vijim, përcjell ORAinfo.

Ylli kosovar, i cili ka shënuar 12 herë nga 18 paraqitje në Turqi këtë sezon, thuhet se mirëpret interesin nga gjigantët e Premier League./ORAinfo/