Ky lojtar i Milanit ia pa “hajrin” ardhjes së Ibrahimovicit

15:28 | 26 Janar 2020

Ante Rebic, edhe pse disa muaj me vonesë, më në fund po shfaqet me formën e tij.

Sulmuesi kroat ka shënuar tre gola në dy ndeshje dhe ka garantuar gjashtë pikë te kuqezinjtë ndaj Udineses dhe Brescia, përcjell ORAinfo.

Lojtari po mundohet të ngjitet në hierarkitë pasi ka mbledhur kritika gjatë gjithë pjesës së parë të sezonit.

Me të mbërritur në AC Milan në një shkëmbim kredie me Andre Silva (i cili u transferua në Frankfurt), Rebic u harrua prej kohësh. Por sulmuesi, siç theksohet nga Gazzetta dello Sport nuk ka hequr dorë.

Pioli tha se e gjeti lojtarin ndryshe pas pushimit të Krishtlindjes. Ndoshta mund të jetë efekti Ibrahimoviç, kush e di. Por Rebic kishte forcën të mbante veten në lojë, të bënte mirë çdo ditë në stërvitje./ORAinfo/

Komento: