Pesë skuadra në garë për “Pirlon” e ri

15:41 | 26 Janar 2020

Sandro Tonali, është një nga zbulimet më të mëdha të sezonit në vazhdim të Serisë A.

Lojtari ka performuar jashtëzakonisht shumë në nivelin e klubit dhe ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të kombëtares Roberto Mancini si dhe klubeve më të larta në të gjithë kontinentin,përcjell ORAinfo.

Siç është raportuar nga Tuttosport ,Juventus mbetet përpara në garën për yllin e mesfushës por gjithashtu do të duhet të vëzhgojë konkurrencën nga jashtë, si dhe Inter.

Gazeta me bazë në Torino raporton se gjatë ndeshjes mes Brescia dhe AC Milan kishte vëzhgues nga PSG, Manchester United dhe Borussia Dortmund të pranishëm në stadiumin Rigamonti.

Nuk është e qartë nëse njëra prej këtyre skuadrave tashmë ka bërë një kërkesë serioze për Presidentin Cellino por Brescia me siguri do të përfitojë nga konkursi dhe do të krijojë një ankand për Tonali. Për momentin, çmimi i është vendosur në rreth 50 milion euro dhe mund të rritet nëse ai vazhdon të shkëlqejë në Serie A./ORAinfo/

Komento: