
Barcelona ka caktuar një afat prej 48 orësh për të gjetur një zëvendësim për të dëmtuarin Luis Suarez.
Blaugrana ka qenë i lidhur me një mori sulmues pasi Suarez u mënjanua për rreth katër muaj me një dëmtim të gjurit,përcjell ORAinfo.

Rodrigo Moreno i Valencia është një objektiv kryesor, ndërsa Wissam Ben Yedder i Monakos dhe Lautaro Martinez i Interit janë gjithashtu në listën e tyre të ngushtë, me klubin të etur për të përfunduar çdo marrëveshje deri në fund të së hënës./ORAinfo/