
Pesë ditë deri sa të mbyllet dritarja e transferimit, pesë ditë intensive në Casa Milan ku Boban dhe Maldini po punojnë pa u lodhur për të realizuar shumë operacione në tryezë, veçanërisht ato në largim.
Përveç Rodriguez dhe Suso, Piatek është gjithashtu në treg,përcjell ORAinfo.
Dje, agjenti i sulmuesit pati një takim me drejtimin e kuqezinjve për të diskutuar të ardhmen. Në fakt, Tottenham janë rishfaqur në garën për ndërkombëtarin polak.

Spurs janë në gjahun për një sulmues për të zëvendësuar Kane të dëmtuar dhe javët e fundit, ata janë marrë me Willian José të Real Sociedad. Sidoqoftë, ai operacion nuk është zhbllokuar për këtë arsye, Piatek është përsëri në radarin e tyre.
Sipas asaj që është mësuar nga Calciomercato.com, kontaktet mes Milanit dhe Tottenhamit janë rifilluar./ORAinfo/