Higuain e merr vendimin, ky lajm do t’i shokojë tifozët ‘Kuq e Zi’

08:57 | 14 January 2019

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain është shfaqur i pakënaqur në ‘San Siro’, duke shprehur dëshirën që të largohet nga Milani.

Dëshira e tij është të vazhdojë karrierën në Chelsea, i cili ka tentuar ta sjellë atë për vite me radhë.

Gennaro Gattuso, trajner i Milan, tha se është kundër largimit të sulmuesit të spikatur, por dëshira e argjentinasi është që të largohet.

Sky Sport shkruan se Gonzalo Higuain edhe zyrtarisht ka kërkuar largimin e tij nga skuadra, me qëllim të kalimit në radhët e ekipit anglez.

Marrëveshja tash është në duart e drejtorit të Chelsea, Juventus dhe Milan për të cilin Higuain luajti në formë huazimi nga Juventus. /ORAinfo/

Komento: