Aksidenti tragjik i Bryant, Toronto e Spurs marrin këtë vendim

23:32 | 26 Janar 2020

Toronto e Spurs nuk luajnë në aksionet e para për hir të Bryantit.

Toronto Raptors dhe San Antonio Spurs kanë lejuar skadimin e 24 sekondave në aksionet e para të ndeshjes në NBA për hir të legjendës Kobe Bryant, që humbi jetën sot në moshën 41-vjeçare.

Bryant dhe katër të tjerë, përfshirë të bijën e tij 13-vjeçare, humbën jetën në një aksident ajror.

Disa ndeshje të NBA-së tashmë kanë nisur të zhvillohen, ndërsa është spekuluar se disa prej atyre që akoma s’kanë nisur mund të anulohen.

Komento: