Nuk ishte në Prapashticë, ja ku ndodhi takimi i fundit mes Kurtit dhe Mustafës

14:07 | 27 Janar 2020

Albin Kurti, ka zbuluar se takimi i fundit me Mustafën nuk ndodhi në Prapshticë.

Kreu i LV-së, Albin Kurti ka deklaruar se sot do të takohen me të parin e LDK-së, Isa Mustafën, raporton Gazeta Express.

Kurti tha nga Prizreni se takimi i fundit me LDK-në ishte të premten dhe nuk është mbajtur në Prapashticë. Ai ka deklaruar se sot do të takohen prap me të parin e LDK-së, mirëpo, që nuk është vendosur ora.

“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prap me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.

Ai u shpreh optimist për marrëveshjen e koalicionit.

“Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por, jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi i pari i LV-së

Komento: