U kry! Suso arrin marrëveshje me këtë skuadër

17:39 | 27 Janar 2020

Suso do të udhëtojë së shpejti për në La Liga.

Anësori i Milan, Suso, ka arritur marrëveshje me Sevillan, por marrëveshja mes dy skuadrave nuk është arritur akoma.

Spanjolli ka humbur vendin e tij në formacionin startues të ‘Rosoneri’, dhe tashmë po lidhet me një rikthim në Spanjë.

Nicolo Schira i ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Suso ka marrëveshje personale me Sevillan, transmeton lajmi.

Lojtari duket se do të nënshkruajë kontratë të vlefshme për katër vite e gjysmë.

Tashmë skuadrës së Sevilla i ka mbetur vetëm të gjej akordin me Milan, për shifrën që duhet paguar për kartonin e lojtarit.

Komento: