
Është zgjedhur Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Në mënyrë demokratike, me vota, Federata e Futbollit të Kosovës ka zgjedhur Komitetin Ekzekutiv.
Me 37 vota pro të delegatëvë të pranishëm, është zgjedhur komiteti ekzekutiv i FFK.
Kundër kësaj ishte Tahir Batatina, i cili zhurmshëm pengonte procesin e votimit, por nuk arriti ta ndalte.
Pas rezultateve, ai lëshoi kuvendin në formë pakënaqësie.