Juventus dhe PSG afër mega-shkëmbimit

18:52 | 27 Janar 2020

Juventus dhe Paris Saint Germain janë afër shkëmbimit të dy mbrojtësve.

Layvin Kurzaëa dhe Mattia De Sciglio janë dy lojtarët për të cilët po diskutohet mes PSG dhe Juventus.

‘L’Equipe’ shkruan se Kurzaëa është pajtuar për një kontratë me Juventus, transmeton lajmi.

PSG në anën tjetër është duke vazhduar negociatat për një marrëveshje shkëmbimi, e cila do të përfshinte De Sciglion.

Skuadrat po negociojnë për këtë marrëveshje tash e disa javë dhe tashmë duket se finalizimi është shumë afër.

Komento: