
Roma afër transferimit të sulmuesit anësor të Barcelonës.
Anësori i Barcelonës, Carles Perez, është shumë afër që të kompletojë kalimin e tij te Roma.
Roma është në kërkim të një sulmuesi anësor, pas lëndimit të Nicolo Zaniolo, dhe zëvendësuesin duket se e kanë gjetur te Barcelona.
‘Onda Cero’ bën të ditur se anësori Perez do të udhëtojë nesër drejt Romës, për të kompletuar transferimin e tij, transmeton lajmi.

Roma pritet të kompletojë transferimin e lojtarit për 13 milionë euro.
Barcelona në anën tjetër është e interesuar që të nënshkruajë me një tjetër lojtar. Objektivi kryesor është Pierre Emerick Aubameyang.