Real Madrid refuzon ta shesë super-lojtarin

15:35 | 28 Janar 2020

Real Madridi, nuk është i përgatitur të dërgojë Dani Ceballos me huazim te Valencia raporton Marca.

Blancos nuk duan të ndihmojnë rivalët e tyre në La Liga të forcohen me shtimin e mesfushorit 23-vjeçar – i cili aktualisht është me hua në Arsenal, përcjell ORAinfo.

Ceballos do të mbetet në Emirates Stadium deri në verë, por ai po lufton për kohën e rregullt të lojës nën urdhrat e Mikel Arteta./ORAinfo/

Komento: