Manchester united ka nënshkruar kontratë të Fernandinhon.
Fernandinho e ka zgjatur kontratën me Manchester City për edhe 12 muaj të tjerë, e cila do ta mbajë atë në klub deri në fund të vitit 2021.
Mesfushori 34 vjeç pritet ta regjistrojë paraqitjen e 300-të për City të mërkurën në derbin kundër Manchester City në Carabao Cup, transmeton Express.
Braziliani është pjesë e kampionit anglez që gjashtë vjet e gjysmë.
Kontrata e tij aktuale pritet të përfundonte në fund të këtij sezoni, por trajneri Pep Guardiola shprehu dëshirën për ta mbajtur atë në klub, pas një sezoni tjetër fantastike që e pati.
“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të treguar se sa mirënjohës u jam bashkëlojtarëve të mi dhe të gjithëve këtu në City. Pa ta, kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur”, tha Fernandinho pasi nënshkroi kontratën e re.