Të dielën, bota mori lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së Basketbollit Kobe Bryant.
Milan do t’i bëjë një nderim madhështor Kobe Bryant, i cili humbi jetën të dielën pas një aksidenti me helikopter.
Legjenda e basketbollit u shua në moshën 41 vjeçare, kur helikopteri me të cilin po udhëtonte, u përplas në një kodër në afërsi të Los Anxhelos.
Milan, në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Torinos, do të nderojë Kobe Bryant, me një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes.
Raportohet se të gjithë lojtarët e Milanit do të mbajnë në krah nga një shiritë të zi.
Milan, tashmë ka vendosur një fanellë të tyre me emrin Bryant.
“Legjendat nuk vdesin kurrë”, shkruan faqja e Milanit në Twitter.