Jose Mourinoho është në kërkim të transferimit të lojtarëve me të cilët synon të triumfojë në Premierligë në sezonët e ardhshme.
Tottenhami ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv Steven Bergwijn.
Ai u transferua në Londër nga PSV-ja, duke nënshkruar kontratë që e mban te Tottenhami deri më 2025.
Te klubi i ri do të bartë fanellën me numrin 23.
Holandezi debutoi për PSV-në në moshën 17-vjeçare dhe tre herë ka fituar titullin e kampionit në Eredivisie. Në 149 paraqitje ka shënuar 31 gola.
22-vjeçari ka edhe nëntë paraqitje për Holandën.