Krzysztov Piatek pritet të largohet gjatë janarit nga Milan.
Interesim për të ka shprehur skuadra gjermane, Hertha Berlin.
Sipas Sky Sport Italia, ekipi gjerman i ka propozuar një ofertë 27 milionë eurosh plus bonuse ekipit italian.
Pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic, hapësirat për sulmuesin janë pakësuar, ashtuqë lojtari ka qenë mjaft i përfolur për një largim nga Rossonerët.
Sidoqoftë, lojtari ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbërt për një transferim të tillë.
Piatek u ble nga Genoa janarin e kaluar për një shifër prej 35 milionë eurosh, por paraqitjet e tij ishin larg pritshmërive sidomos këtë edicion.