Skuadra e Barcelonës ka marrë një goditje të rëndë.
Sipas raportimeve të fundit, Everton ka hedhur poshtë një ofertë të jashtëzakonshme prej 100 milionë euro për sulmuesin Richarlison nga Barcelona.
Kampionët e La Ligas kanë mbetur pa sulmuesin Luis Suarez shkaku i lëndimit, dhe janë duke u përpjekur të zëvendësojnë uruguainin këtë afat kalimtar të janarit.
Sipas Sky Sports, Barcelona i ka ofruar Evertonin deri në 100 milionë euro për brazilianin, ofertë kjo e refuzuar nga anglezët, që nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga ylli i tyre.
Richarlison në Angli është transferuar në vitin 2017 kur nënshkruante për Ëatfordin, para se të kalonte te Everton.