Një futbollist shqiptar ka fatin të luajë përkrahë Lionel Messit.
Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj është grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës.
Ëndrra e futbollistit është bërë realitet që në javën e parë, shkruan Periskopi.
Sulmuesi nga Lushnja, do të jetë i gatshëm për trajnerin Quique Setien, në sfidën e nesërme ndaj Leganes, e vlefshme për Copa del Rey.
Gjatë seancës stërvitore, Manaj është parë në krah të futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi.
Trajneri i Barcelonës, mesa duket ka vendosur që në përballjen ndaj Leganesit, të hedhë në fushë shumë lojtarë të rinj
Manaj nuk është i vetmi lojtar i ri i grumbulluar nga trajneri Setien, teksa së bashku me të janë thirrur në ekipin e parë edhe Pena, Kolado, Puig dhe Ansu Fati. Gjithashtu me grupin u stërvit edhe Vague.