
Duket se ‘diҫka po zihet’ mes drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë filluar të hyjnë në selinë e partisë në Prishtinë për një takim të jashtëzakonshëm që pritet të ndodhë para mesnatës.
Mësohet se takimi do të ndodhë në ora 22:00, ndërsa janë ftuar të gjithë vendimmarrësit e kësaj partie, shkruan inFokus.
Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë zhvillimi ka ndodhur në këto orë të vona, për çfarë edhe janë trazuar në PDK.
Arsyeja e takimit të krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës, mbetët të mësohet në vazhdim.