Gattuso bën transferin e radhës te Napoli

22:59 | 30 Janar 2020

Andrea Petagna lojtar i Napolit.

Napoli ka konfirmuar transferimin e Andrea Petagna.

Petagna ka nënshkruar kontratë me Napolin, bën të ditur faqja zyrtare e kësaj skuadre, transmeton lajmi net.

Petagna ka vënë firmën e tij me napolitanët, para se të kthehet përsëri te SPAL, në formë huazimi.

Lojtari do ta mbyll sezonin me skuadrën që e ka nisur, kurse nga edicioni tjetër do të luajë me Napoli.

Blerja e kartonit të lojtarit i ka kushtuar Napolit rreth 17 milionë euro.

Komento: