
Manchester dështon në transferimin e Kingut.
Qershiat nuk dëshirojnë që të largohet aseti i tyre kryesor
Manchester United ka bërë një afrim për sulmuesin norvegjez, Josh King që është hedhur poshtë nga Bournemouthi.

Sipas The Telegraph, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron që ta sjell bashkatdhetarin e tij në Old Trafford, por Qershiat nuk e kanë në plan që ta shesin 28 vjeçarin.
United janë në kërkim të një sulmuesi shtesë, pasi që për momentin Marcus Rashford është jashtë për shkak të një lëndimi.