
Trajneri i Huddersfield konfirmon largimin e Hadergjonaj.
Florent Hadërgjonaj është pranë largimit nga skuadra e Huddersfield Town, kështu të paktën ma thënë trajneri Danny Cowley.
“Hadërgjonaj është në Turqi për negociata me një klub turk. Puna etike dhe aftësitë e Florentit janë të mira. Ai është një futbollist që mund të luajë në pozicione të ndryshme. Ai dëshiron të luajë. Ai është futbollist i Kosovës dhe ka ndeshje të rëndësishme para vetes me vendin e tij. Ai e bëri me dije se dëshiron të luajë”, shtoi Cowley.
Thuhet që Hadërgjonaj do të kaloj të Kasimpasa, aty ku do të luaj përkrah Loret Sadikut.