E bujshme, Manchester United heq dorë nga Paul Pogba

08:38 | 31 Janar 2020

Paul Pogba nuk është me në planet e Manchester Unitedit.

Manchester United është i gatshëm të ulin çmimin e tyre për të shitur Paul Pogban në verën e këtij viti pas transferimit të Bruno Fernandes.

Mesfushori francez nuk ka arritur asnjëherë të përformojë në mënyrën që është pritur, kur Manchester United pagoi 106 milionë euro për transferimin e tij nga Juventus në vitin 2016.

The Sun raporton se ‘Djajtë e Kuq’, që deri më tani kanë mbajtur një çmim të lartë për vlerën e Pogbas, mund ta ulin atë, duke e bërë më të lehtë largimin e tij, përcjell lajmi.

Skuadra e Solskjaer të enjten përfundoi transferimin e Bruno Fernandes nga Sporting i Portugalisë.

25 vjeçari mund të rezultojë si zëvendësim i drejtpërdrejtë i Pogbas.

Për Pogban, thuhet se karrierën mund ta vazhdojë në Serie A te Juventus apo në Spanjë, te Real Madrid.

Komento: