Piatek me fjalë emocionuese për Milanin: Gjithmonë në zemrën time

11:57 | 31 Janar 2020

Sulmuesi Krzysztof Piatek i ka dhënë lamtumirën Milan pas një viti me një mesazh emocionues në mediat sociale.

Megjithë lidhjet me një numër klubesh të Premier League gjatë gjithë janarit, ishte Hertha Berlin që fitoi garën për nënshkrimin e tij.
Klubi i kryeqytetit gjerman njoftoi marrjen e Piatek në një deklaratë të enjten në mbrëmje, dhe besohet se tarifa është 22 milionë euro plus bonuse që arrinë në 27 milionë euro.

Piatek ka kujtuar kohën e tij me kuqezinjtë, i cili përfundimisht u shkurtua pas një fillimi të suksesshëm pas ardhjes së tij nga Genova një vit më parë, përcjell ORAinfo.

“Kalimi në Milano ishte realizimi i ëndrrave të mia të fëmijërisë. Asnjëherë nuk kam menduar se mund të shënoj gol me fanellën kuqezi dhe të luftoj për kthimin e klubit në Ligën e Kampionëve deri në minutat e fundit të sezonit”, tha ai.

“Golat kundër Napolit, Roma, Atalanta, Juve, komplimente nga Shevchenko, Inzaghi dhe yje të tjerë të Milan-it të madh, zëri i tifozëve duke kënduar ‘Ale Piatek, ale pum, pum, pum, pum’, shprehjet e Tiziano Crudeli, gëzimi i mijëra fansave … e gjithë kjo do të mbetet në kujtesën time për një kohë të gjatë”.

“Por futbolli, si çdo sport tjetër, është gjithashtu gjak, djersë dhe lot. Të gjithë kemi shpresë dhe të drejtë të presim rezultate më të mira. Sidoqoftë, mund të them me kokën time të mbajtur lart se bëra çmos në çdo ndeshje”, ka shkaruar Piatek. /ORAinfo/

Tani do të vazhdoj të bëj të njëjtën gjë me të njëjtën vendosmëri dhe ambicie, sepse gjithmonë synoj shumë lartë. Edhe nëse tashmë vesh fanellën e një klubi tjetër, në një ligë tjetër, në një vend tjetër, uroj që ish-shokët e mi të skuadrës, trajneri dhe i gjithë ambienti i AC Milano të rikthehen sa më shpejt në sukses. Faleminderit per gjithcka”, ka shkruar Piatek. /ORAinfo/

Komento: