Man Utd sjell në skuadër portierin 20-vjeçar

15:55 | 31 Janar 2020

Manchester Unitedi po sjell yje premtues në skuadër.

Klub e ka transferuar portierin 20-vjeçar të Southend Unitedit, Nathan Bishop, për një shumë që s’është bërë e ditur për publikun.

Anglezi 20-vjeçari i kishte bërë 17 paraqitje për klubin e Ligës së Parë, nivelit të tretë të futbollit në Angli, ndërsa tani ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Djajtë e Kuq, transmeton Gazeta Express.

Bishop, i cili luan për ekipin kombëtar U-20 të Anglisë, pritet t’i bashkohet skuadrës për zhvillim te Manchester Unitedi.

“E kam dashur çdo sekondë që e kam kaluar këtu në Southend. Është një nder për mua që kam luajtur për këtë klub”, ka thënë Bishop.

“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që i kam takuar – nga trajneri, stafi i trajnerëve, kuzhinierët e të gjithë, veçanërisht tifozët që më kanë pranuar dhe më kanë ndihmuar gjatë karrierës time me klubin”.

Ndërsa, mesfushori i Manchester Unitedit, Ethan Hamilton – i cili e kishte kaluar pjesën e parë të sezonit i huazuar në Southend – tani ka kaluar në Bolton ëanderers deri në fund të sezonit.

Komento: