
Piatek tashmë është bërë me skuadër të re.
Lajmi është zyrtar: Krzysztof Piatek është një lojtar i ri i Hertha Berlin. Operacioni u mbyll me formulën e një blerjeje të hapur për një shumë totale prej 27 milion €, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi polak, i cili largohet nga Milani me 16 gola në 41 ndeshje, ka zgjedhur të vesh fanellën numër 7 me klubin e tij të ri. Në faqen e tyre zyrtare në Twitter, Hertha njoftoi nënshkrimin./ORAinfo/