
Barcelona ka arritur marrëveshje me Palmeiras për transferimin e Matheus Fernandes
Lojtari brazilian do të bashkohet me FC Barcelona në 1 korrik 2020, përcjell ORAinfo.
FC Barcelona dhe Palmeiras kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Matheus Fernandes Siqueira dhe ai do të bashkohet me Klubin në korrik.

Tarifa e transferimit do të jetë 7 milion euro plus 3 milion shtesë dhe lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare dhe klauzola e tij për blerje është vendosur në 300 milion euro./ORAinfo/