Merr fund gjithçka, ja për cilën fanellë do të luajë Cavani

21:27 | 31 Janar 2020

Menaxheri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel ka konfirmuar se shënjestra e Chelsea dhe Atletico Madrid ,Edison Cavani do të qëndrojë në kryeqytetin francez këtë muaj.

Me vetëm gjashtë muaj të mbetura në kontratën e tij, 32-vjeçari paraqiti një kërkesë transferimi më herët në janar në mes të interesit nga elita e Evropës, por asnjë kërkues i mundshëm nuk ka qenë i gatshëm të përputhet me vlerësimin prej 25 milion PS të PSG,përcjell ORAinfo.

“Ka situata më të këqija në jetë sesa të qëndrosh në PSG,” u tha Tuchel gazetarëve në një konferencë shtypi para-ndeshjes këtë pasdite. “Unë mendoj se ai do të ndihet mirë. Ai duhet të rimarrë besimin dhe ritmin.Edi është këtu, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm – ne nuk do ta ndryshojmë këtë grup dhe kjo është mirë”.

Drejtori sportiv i klubit Leonardo shtoi: “Ne nuk pajtuam [një marrëveshje] me askënd. Asnjëherë nuk kemi menduar ta shisnim atë, por ka qenë një kohë kur kemi studiuar propozimet. Ai është në dispozicion [për ne] për pjesën tjetër të sezonit”, ka thënë ai./ORAinfo/

Komento: