
Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, raportohet se hodhi poshtë mundësinë për t’u transferuar në Arsenal këtë muaj përkundër një qasje personale nga shefi i Topçinjve, Mikel Arteta.
26-vjeçari mendohet se ka në krye listën e dëshirave të Artetës, pasi ai kërkoi mundësi për të përmirësuar vijën e tij të pasme pas një gjysme të parë të dobët të sezonit,përcjell ORAinfo.

Sipas Le Parisien, Umtiti hodhi poshtë marrëveshjen -përkundër kohës së tij të kufizuar të lojës këtë sezon – pasi ai ‘beson se ai tashmë është në klubin më të mirë në Evropë’.
Pas refuzimit, Arsenali vazhdoi të nënshkruajë mbrojtësin spanjoll të Flamengo, Pablo Mari, në huazim për pjesën e mbetur të fushatës.
Arsenali pritet të kthehet me një ofertë të re për francezin gjatë verës./ORAinfo/