Ja pse dështoi transferimi i Robinson te Milan

00:00 | 01 Shkurt 2020

Mbrojtësi i majtë i Wigan, Antonee Robinson nuk do të bashkohet sonte në Milano, sipas një njoftimi zyrtar nga klubi anglez.

22-vjeçari amerikan ishte vendosur të bashkohej me kuqezinjtë, duke mbërritur në Milano më herët sot me qëllim që t’i nënshtrohej ekzaminimeve të tij mjekësore dhe të nënshkruajë një kontratë me klubin, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, klubi shpjegoi se kërkoheshin teste të mëtutjeshme mjekësore, të cilat do të merrnin 72 orë shtesë. Për këtë arsyeje dështoi transferimi i tij./ORAinfo/

Komento: