
Rita Ora në trupin e saj tashmë ka bërë edhe një tatuzh të ri.
Në qafën e saj ajo ka bërë tatuazhin e pare në gjuhen shqipe.
Realizimi i këtij tatuazhi për Ritën ka një arsye të veçantë për faktin se nëna e saj, Vera Sahatçiu, e thërriste “zogu i mamit”, kur ajo ishte e vogël.
“Kur isha më e re nëna ime më thërriste mua zogun e saj, “Zogu i mamit”, thoshte ajo, që do të thotë zogu i saj i vogël në shqip”, ka shkruar Rita.
Rita gjithashtu u e falënderoi artistin e tatuazheve që përveç tatuazhit “zog”, i ka realizuar edhe tatuazhet e tjera në gishtërinjët e saj.

