
Umtiti refuzoi kalimin te skuadra e njohur e Premierligës.
Mbrojtësi francez është afruar me Arsenalin në afatin kalimtar të janarit, raporton Le Parisien, përcjell lajmi.
Skuadra nga Premierliga ishte e interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit 26 vjeçar, për të zgjidhur problemet e fazës së mbrojtjes.
Por, Umtiti nuk ka shfaqur interesim për t’u larguar nga ‘Camp Nou’, duke mos pranuar as të dëgjonte ofertën.
Umtiti te Barcelona është transferuar në vitin 2016, nga skuadra e Lyon. Në 71 paraqitje te katalanët, ka shënuar dy gola.