Manchester United vs Wolverhampton Wanderers, ndeshja përfundon me rezultat të papritur

20:44 | 01 Shkurt 2020

Është mbyllur pa fitues ndeshja mes Manchester United dhe Wolverhampton Wanderers.

Ndeshja e cila pritej të dhuronte spektakël dhe shihej si më interesantja e ditë së sotme në Premierligë, nuk ka treguar asnjë gol për tifozët.

Me rezultatin 0:0 është mbyllur ndeshja mes dy skuadrave, duke bërë që të dyja palët të marrin nga një pikë.

Edhe Wolves edhe United regjistruan rastet e tyre, por portierët e dy skuadrave ishin në disponimin më të mirë sonte.

Pas këtij barazimi, Manchester United numëron 35 pikë, për pozitën e gjashtë në renditjen tabelare të Premierligës.

Wolverhampton në anën tjetër numëron po aq pikë, por qëndron një pozitë më poshtë, për shkak të gol-diferencës.

Komento: