Florent Hadërgjonaj është gati, pret debutimin me klubin e ri

23:03 | 01 Shkurt 2020

Lojtari i Kombëtarës së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka ndërruar ambient këtë afat kalimtar.

Ai ka kaluar në formë huazimi nga Huddersfield te ekipi i Superligës turke, Kasimpasa.

Hadërgjonaj do të qëndrojë atje deri në fund të sezonit dhe do të përpiqet ta shpëtojë ekipin nga rënia nga liga.

“Stërvitja e parë me klubi e ri, nesër na pret një ndeshje e rëndësihme. Forca Kasimpasa” – shkroi Hadërgjonaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Komento: