Tuchel reagon pas sjelljeve të pahijshme të Mbappes

23:39 | 01 Shkurt 2020

Trajneri i PSG-së ka reaguar pas sjelljeve të Mbappes.

Gjatë ndeshjes të cilën PSG e fitoi me rezultatin 4:0 kundër Montpellier, vëmendja shkoi te fjalosja e Kylian Mbappe me trajnerin e tij, Thomas Tuchel.

Yllit francez iu kërkua të zëvendësohet për t’i lënë vendin Mauro Icardit dhe kjo gjë nuk i pëlqeu, duke bërë që Mbapp e Tuchel të shkëmbejnë disa fjalë, me francezin që vazhdoi i nervozuar drejt bankës.

Pas ndeshjes, disa komente lidhur me situatën ka dhënë edhe trajneri, i cili ka paralajmëruar se ylli i skuadrës mund të dënohet.

“Unë jam trajneri, dikush duhet të vendos, ai e di se çfarë po bën. Atij nuk i pëlqen të zëvendësohet, askujt nuk i pëlqen të zëvendësohet” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.

“Këto nuk janë pamje të mira, por ne nuk jemi klubi i vetëm që përballet me këto gjëra. Shumë keq. Unë nuk jam i nervozuar, por jam i mërzitur, pasi ishte e panevojshme.”

“Nuk e di, duhet të mendoj, duhet të bëj gjumin. Do të marr një vendim nesër” ka thënë trajneri, i pyetur nëse lojtari mund të dënohet.

PSG tashmë prinë ligën e Francës me 13 pikë përpara Marseille, por situata mund të marrë drejtim të keq pas këtyre ngjarjeve.

Komento: