
Juventus nuk e ka ndërmend të dorëzohet. ‘zonja e vjetër’ pritet të bëjë një transfer të bujshëm gjatë verës.
Fjala është për Paul Pogban i cili u largua nga Torino në drejtim të Manchester United në vitin 2016.
Por, ai gjatë verës mund të kthehet sërish në qytetin e Torinos për t’i mbrojtur ngjyrat e Juventusit.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” qysh tash, kanë kontaktuar me Pogban dhe Unitedin për një marrëveshje të mundshme gjatë verës.
Juventusi edhe gjatë afatit kalimtar të janarit shprehu dëshirën për ta kthyer, por ishte Manchester United që refuzoi çdo ofertë për të.
26-vjeçari me fanellën e Unitedit në Premier Leaguen e Anglisë ka kontribuuar me dy asistime në shtatë paraqitje.
Ai me gjigantin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2021, derisa vlera e tij në treg është 100 milionë euro.