Shënoi 7 gola në tri ndeshje, rekordmeni i Dortmund dridh kundërshtarët me këtë deklaratë

18:21 | 02 Shkurt 2020

Rekordmeni i Dortmund dridh kundërshtarët.

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka dridhur kundërshtarët e tij me deklaratën e fundit.

Që kur u transferua në Bundesliga, në tri ndeshje të luajtura, Haaland ka shënuar shtatë gola për skuadrën e tij.

Këto statistika të norvegjezit kanë vendosur shumë rekorde në kampionatin elitar të futbollit gjerman, Bundesliga, por duket se këto do të jenë vetëm fillimi, duke pasur parasysh deklaratat e lojtarit se ai nuk është akoma në 100% e tij.

“Ishte tejet e vështirë sot (dje), por ishte gjithashtu mirë të luaja nga fillimi. Unë duhet të përmirësohem akoma fizikisht” ka thënë Haaland, transmeton lajmi.

“Akoma nuk jam në 100% tim” ishin fjalët e yllit norvegjez.

Asnjë lojtar në histori të Bundesliga nuk ka shënuar më shumë gola sesa Haalandnë tri ndeshjet e para kampionale.

Komento: