
Arsenali më i dobët i 107 viteve të fundit.
Arsenal ka dështuar përsëri që të marrë tri pikë të plota në Premierligë.
‘Gunners’ kanë regjistruar barazimin e 13-të në Premierligë këtë edicion, me barazimin 0:0 kundër Burnley.
Ky barazim ishte njëkohësisht i katërti radhazi për skuadrën e Mikel Arteta, që tashmë regjistron rekordin më të dobët në 107 vitet e fundit.
Arsenal numërojnë vetëm gjashtë fitore në 25 ndeshjet e Premierligës këtë edicion, duke barazuar 13 dhe humbur gjashtë, përcjell lajmi.
Ky është rekordi më i dobët që nga viti 1912/13, kur ata shënonin vetëm një fitore.
Mikel Arteta, që nga ardhja e tij në krye të stolit, numëron vetëm një fitore nga shtatë ndeshje të luajtura.
Gjithashtu, vlen të përmendet fakti se Arsenal është skuadra e parë që barazon në më shumë sesa 12 ndeshje në 25 ndeshjet e para, që nga Manchester United në vitin 1980/81