Blero dhe Afrona Dika sot festojnë një datë të veçantë

08:48 | 04 Shkurt 2020

Për Bleron dhe Afronën shënon një datë e veçantë.

Çifti i njohur i estradës, Blero dhe Afrona Dika sot festojnë një datë të veçantë.

Pikërisht me 4 shkurt, para 6 vjetësh, Blero dhe Afrona filluan romancën dhe kjo datë e shënuar do të mbetet gjithmonë në kujtesën e tyre. Për ta bërë edhe më të veçantë këtë datë, këngëtari i mirënjohur i dedikoi gruas së tij një shkrim emocionues për gruan. U shpreh shumë i lumtur që e ka atë në jetë, transmeton rtv21.

“Foto jon e pare bashke sot 6 vjet me par. Urime 6 vjetori gruja jem. Nga ajo dit jam njeri ma i lumtur ne bote. Ti je gjysma ma e bukur e ima ti je shembulli i nje njeri shpirtpaq dhe perplot dashuri. Jam i bekuar me ty. Te Dua gruja ime dhe jam krenar me ty gjdo dite. Shpresoj te plakemi bashke”, shkroi ai krahas fotografisë.

Blero dhe Afrona i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit më 21 shtator, në një ceremoni madhështore ku ishin shumë të pranishëm.

Komento: