Pacolli ia dorëzon sot Gluak Konjufcës detyrën e ministrit të Jashtëm

09:17 | 04 Shkurt 2020

Behgjet Pacolli ia dorëzon sot Gluak Konjufcës detyrën e ministrit të Jashtëm.

Ministri i sapozgjedhur i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca do të pranojë sot detyrën e tij zyrtare shtetërore.

Me kërkesë të ministrit në largim, Behgjet Pacolli dhe të vetë ministrit të ri, Glauk Konjufca sot do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ceremonia nis në ora 13:00 në sallën e Konferencave të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Glauk Konjufca u zgjodh Ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në seancën e Kuvendit të Kosovës që u mbajt të hënën e 3 shkurtit.

Në këtë seancë, u votua qeveria e re e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, ndërkaq kryetare e Kuvendit u zgjodh Vjosa Osmani.

Komento: