
Agim Veliu është zgjedhur ministër në qeverinë Kurti.
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka komentuar emërimin e Agim Veliut si Ministër të Punëve të Brendshme, çka nënkupton se ai duhet të dorëhiqet si kryetar i kësaj komune. Sipas tyre një gjë të tillë ai e bëri nga frika se do ta humb pushtetin në këtë qytet.
Bajram Ajeti nga VV në këtë komunë, thotë se emërimin e tij e shohin në dy drejtime, një mirë e tjetri keq.
“E mira është që nuk do të jetë kryetar i komunës dhe e dyta është si brengosje se si mund të marrë përgjegjësi në Qeverinë Kurti”, ka thënë Ajeti dje.
Ai ka thënë se Agim Veliu përgjegjësinë e tij nuk po e çon deri në fund, dhe se nuk i ka realizuar premtimet e tij.
“Kjo është filozofia morale që kanë njerëzit që marrin përgjegjësi dhe nuk e cojnë deri në fund. Jemi dëshmitar se si është gjendja – nuk i ka realizuar premtimet”, ka thënë ai.
Ajeti për Klan Kosova ka thënë se Veliu mund të pretendojë të jetë ministër, pasi që i frikësohet humbjes së pushtetit në komunën që e ka drejtuar për 4 mandate.