
Kuvnendi i Kosovës e ka votuar me 65 vota Vjosa Osmanin për kryeparlamentare.
Zgjedhja e saj ka ardhur pas marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje.
E sot krytarja e re e Kuvendit, ka pritur edhe mysafirin e saj të parë. Ka qenë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett ai i cili ka shkuar i pari për ta uruar për postin e ri, përcjell ORAinfo.
Në një foto të publikuar vërhet se Vjosa ka hequr nga zyra e saj e re fotografinë e presidentit aktual Hashim Thaçit.
Në atë vend ajo ka vendosur fotogorafinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Vjosa njihet për qëndrimet e saj kundër presidentit Thaçi, të cilin refuzoi ta votonte edhe pse parita e saj, LDK e kishte votuar atë. /ORAinfo/


Foto: Vjosa vendos fotografinë e Ibrahim Rugovës aty ku ishte ajo e Hahsim Thaçit

Foto: Në kohën e Kadri Veselit fotografia e presidentit Hashim Thaçit ishte aty