
Deliu thotë se Thaçi e mban stemën e Rugovës në zyrë, Vjosa ia bëri si fëmija.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani për heqjen e fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi nga zyra e saj në Kuvend.
Deliu përmes një statusi, ka shkruar se Presidenti aktual, Hashim Thaçi e mabn stemën e ish-Presidentit Ibrahim Rugova edhe pse nuk është e detyrueshme me ligj.
“Logoja simbolike e presidentit Ibrahim Rugova me flamurin dardan, për të cilën nuk ekziston asnjë vendim, asnjë procesverbal dhe asnjë bazë ligjore që e mbështetë mbajtjen e saj, për hir të respektit dhe madhështisë së Hashim Thaçit, ende figuron në zyrën e tij”, ka shkruar Deliu.
Deliu ka kritikuar Vjosa Osmanin pas heqjes së fotografisë së Thaçit duke e quajtur lojë fëmijërore.
“Vjosa Osmani, e cila qysh në ditën e parë të punës bëri shkelje ligjore. Mandati i saj është udhëheqja e organit që nxjerr dhe miraton të gjitha ligjet, por siç edhe dëshmoi, vetë ajo është selektive në zbatimin e legjislacionit të Kosovës. Ky është një standard i ri për institucionet e Kosovës dhe një lojë tërësisht fëmijërore që nxjerr në pah më së shumti papjekurinë politike dhe teket personale të Vjosa Osmanit”, ka thënë deputetja e PDK-së.