Ambasadori Kosnett i shkon në zyre për urim Albin Kurtit

15:26 | 04 Shkurt 2020

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në qeveri ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Kjo është vizita e parë zyrtare që iu është bërë Kurtit në qeveri, pas emërimit si kryeministër i Kosovës.

Paraprakisht Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë, derisa, ka vizituar edhe Prekazin.

Kosnett në anën tjetër për t’ia uruar detyrën e re ka vizituar mëngjesin e sotëm edhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin.

Komento: