
Blero Muharremi dhe Afrona Dika sot festojnë një ditë të veçantë, e që është përvjetori i tyre.
Pikërisht me 4 shkurt, para 6 vjetësh, Blero dhe Afrona filluan romancën dhe kjo datë e shënuar do të mbetet gjithmonë në kujtesën e tyre.
Për ta bërë edhe më të veçantë këtë datë, këngëtari i mirënjohur i dedikoi gruas së tij një shkrim emocionues për gruan. U shpreh shumë i lumtur që e ka atë në jetë “Foto jon e pare bashke sot 6 vjet me par.
“Urime 6 vjetori gruja jem. Nga ajo dit jam njeri ma i lumtur ne bote. Ti je gjysma ma e bukur e ima ti je shembulli i nje njeri shpirtpaq dhe perplot dashuri. Jam i bekuar me ty. Te Dua gruja ime dhe jam krenar me ty gjdo dite. Shpresoj te plakemi bashke”, shkroi ai krahas fotografisë.
“Historitë e dashurive të vërteta nuk kanë kurrë fund… Urime përvjetori dashuria ime”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Për ndryshe, Blero dhe Afrona vitin e kaluar kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

