Këto pritet të jenë dy takimet e fundit në ditën e parë të Kryeministrit Kurtit

17:45 | 04 Shkurt 2020

Dita e parë ka qenë e ngjeshur për Albin Kurtin.

Kryeministri Albin Kurti sot është bërë e ditur se do të mbajë edhe dy takime.

Sipas njoftimit të qeverisë, Kurti do të presë në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin në ora 17:30.

Një orë më vonë ndërkaq Kurti do të takohet edhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Sot gjatë ditës kreu i Qeverisë është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

Komento: