Shefi i Alibaba, Jack Ma, i përshkruar si njeriu më i pasur i Kinës, thuhet se do të blejë aksionet e Erick Thohir në 31 përqind të Interit.
Sipas Corriere dello Sport dhe Tuttosport, Jack Ma do të investonte në Inter nëpërmjet Yunfeng Capital, një fond me bazë në Hong Kong i krijuar me kolegun e tij të teknologjisë, David Yu, përcjell ORAinfo.
Gazetat shpjegojnë se pjesa e Thohirit vlerësohet në ‘rreth 150 milion euro’ dhe kjo mund të jetë figura që Yungfeng paguan për të blerë indonezianin.
Jack Ma ka marrëdhënie të ngushta me pronarin e Nerazzurrit dhe Supremo të Grupit Suning Zhang Jindong, pasi ai zotëron 20% të konglomeratit.
Zhang, nga ana tjetër, do të kishte një pjesë prej ‘rreth 0.81%’ në Alibaba, që është shitësi më i madh në botë. /ORAinfo/