Borë në Prishtinë, zbukurohet qyteti dhe pastrohet ajri

23:21 | 04 Shkurt 2020

Borë e madhe ka rënë edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Në vendin tonë po vazhdojnë të reshurat e borës, kjo pas një periudhe të gjatë me thatësi.

Madje, për shkak të motit të thatë, qytetarët tonë kanë vuajtur nga ajri i ndotur, e së fundmi nisën të shterrin edhe liqenet.

Derisa, që nga pasditja e sotme, nisën të reshurat e shiut,të shoqëruara me erëra të forta e stuhi, duke përfunduar me borë, veçmas në viset malore.

Por, borë po bie edhe në qytete, përfshirë Prishtinën.

IndekSonline iu sjellë imazhe se sip o duket kryeqyteti në këtë orë pas reshjeve të borës.

Ndërsa, mot i ngjashëm pritet të jetë edhe ditëve në vazhdim.

Komento: